Majlinda Kelmendi, e artë në Lojërat Evropiane

Saturday, 22 June 2019 18:03

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është shpallur kampione në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë në Lojërat Evropian Minsk 2019, që po zhvillohen në Bjellorusi.

Majlinda Kelmendi ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane të këtij viti, pas triumfit në finalen kundër xhudistes ruse, Natalia Kuziutina, raporton Gazeta Express.

Rrugëtimin drejt së artës, xhudistja pejane e filloi në fazën e 1/8 të finales, pasi që rrethin e parë e kaloi në luftë. Në rrethin e dytë ajo pati punë me zviceranen Fabienne Kocher, të cilën e mposhti në “Golden Score”.

Pas triumfit në këtë fazë, Majlinda pati punë me polaken Karolina Pienkowska, të cilën e mposhti me ippon në çerekfinale.

Paksa më të vështirë e pati kosovarja në gjysmëfinale, kur meçi me francezen Amandine Buchard u vendos vetëm në “Golden Score”. Megjithatë, Majlinda Kelmendi triumfoi edhe këtu, duke e siguruar një vend në finale dhe të paktën medaljen e argjendtë për Kosovën.

Por, për pejanen medalja e argjendtë nuk ishte e mjaftueshme dhe ajo u sigurua që në finale ta sigurojë medaljen e artë. Triumfi i Majlindës, bën që flamuri i Kosovës të ngrihet më së larti në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja e stërvitur nga Driton Kuka e filloi këtë vit me triumf në Grand Prixin e Tel Avivit, ndërsa më vonë e fitoi edhe Grand Slamin në Dusseldorf. Më parë, ajo e kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ishte kampione e botës në xhudo në vitet 2013 dhe 2014, ndërsa në vitet 2014,2016 dhe 2016 ishte kampione evropiane.

Podiumi për kategorinë deri në 52 kilogramë kompletohet nga rusja Kuziutina, e cila e fitoi medaljen e argjendtë, francezja Amandine Buchard dhe britanikja Giles Chelsie.

Pas disa minutave, në Lojërat Evropiane Kosovën do ta përfaqësojë edhe Nora Gjakova, e cila po ashtu kërkon medaljen e artë në finalen kundër ruses Daria Mezhetskaia, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Modifikuar më Diel, 23 June 2019 09:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...