Lajm i mirë nga Parisi: Schumacher është “i vetëdijshëm”

E mërkurë, 11 September 2019 13:06

Kurimi i Michael Schumacher në një spital në Paris, ku po trajtohet me një terapi me qeliza staminale ka rikthyer vëmendjen e mbarë botës te kampioni i Formula 1, i “fshehur” nga familja me shumë rigorozitet që pas aksidentit të pësuar në vitin 2013 duke bërë ski.

Por sipas të përditshmes “Le Parisien”, gjermani është “i vetëdijshëm”. Sipas gazetës franceze, një infermiere e cila është pjesë e skuadrës mjekësore që po kujdeset për të, ka zbuluar: “Ai është në listnë e pacientëve të mi dhe mund t’iu siguroj se është i vetëdijshëm”.

Pas incidentit, gjendja e Schumacher u stabilizua pasi u kalua në koma, prej nga është zgjuar më vonë. Duke cituar burime por pa i bërë publike, “Le Parisien” pretendon se 7-herë kampioni i Formula 1 është kuruar edhe dy herë të tjera në spitalin “Georges-Pompidou” në kryeqytetin francez, duke u regjistruar me emër të rremë dhe në kujdesin e një grupi të vogël mjekësh

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...