“Xhaka është kapiten i shkëlqyer për Arsenalin”

Premte, 04 October 2019 12:42

Kieran Tierney dhe Hector Bellerin kanë mbështetur vendimin e Unai Emery për ta emëruar Granit Xhakën kapiten të Arsenalit. Granit Xhaka u emërua kapiten i përhershëm i klubit pas largimit të Laurent Koscielny.

27-vjeçari mori edhe mbështetjen e shokëve të skuadrës, edhe pse ka shumë zëra dhe pakënaqësi te tifozët. Xhaka deri më tani ka bërë 141 paraqitje për “Topçinjtë” që prej ardhjes nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 dhe Emery mendoi se zgjidhja më e mirë është 27-vjeçari.

“Mendoj se ai është kapiten i shkëlqyer për klubin”, tha Bellerin. “Ai e njeh klubin më mirë se të tjerët dhe e di se çfarë do të thotë të luash për këtë klub. Gjithashtu, ai është lojtar që luan pothuajse çdo ndeshje”.

“Edhe kur lëndohet, ai gjithmonë është gati për të luajtur kështu që mendoj se është kapiten i duhur”. Në anën tjetër, Tierney, që iu bashkua Arsenalit nga Celtic verën e kaluar, ka shtuar: “Që kur kam ardhur, ai ka qenë aty për të më ndihmuar. Duke e parë këtë dhe ajo se çfarë jep në stërvitje dhe fushë çdo ditë, 100 % nga vetja, kjo do tregon çfarë lideri është”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Deklarata shokuese e drejtorit për Syri TV/ Reagon Boçi: Një ministre manekine e tillë s'i duhet as dreqit vetë

Politikë

Deklarata shokuese e drejtorit për Syri TV/ Reagon Boçi: Një ministre manekine e tillë s'i duhet as dreqit vetë

Abuzimi seksual me nxënësen 15-vjeçare të shkollës në Babrru merr përmasat e skandalit. mësohet se Ministria e Arsimit ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale në shkollën e Babrrusë.  Në një prononcim për...

VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Tiranë, 'tërbohet' Lana

Aktualitet

VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Tiranë, 'tërbohet' Lana

Reshjet e dendura që prekën Tiranën pak minuta më parë kanë sjellë jo pak probleme në disa akse. Lumi Lana është “tërbuar” dhe ka dalë nga shtrati, pavarësisht ndërhyrjes në disa...

VIDEO/ Italiani i famshëm rrezikon jetën në Shqipëri

Aktualitet

VIDEO/ Italiani i famshëm rrezikon jetën në Shqipëri

‘Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir’. Kështu shkruan faqja e internetit e kritikut italian të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!