Messi e thotë troç: Ja pse do të largohesha nga Spanja, ikja e Ronaldos…

E Enjte, 10 October 2019 08:38

Në vitin 2017, Lionel Messi ka menduar seriozisht të largohet nga Barcelona. Në interevistën e gjatë dhënë për radion kryesore katalane, 32-vjeçari shpjegoi se problemet me taksat e kishin shtyrë të mendonte largimin nga Spanja. “Kur pata problemet me taksat këtu në Spanjë, sinqerisht e kisha mendjen të ikja. Jo për Barçën, por nga dëshirën për ta lënë Spanjën. U ndjeva shumë i keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Unë kisha shumë dyer të hapura, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi, sepse të gjithë e dinin se doja të qëndroja te Barcelona. Ajo situatë shkoi përtej asaj që ndieja për këtë vend, që është edhe shtëpia ime”.

Lionel Messi ka punuar me shumë trajnerë te Barça, por ai që i ka lënë më shumë mbresa është trajneri aktual i Manchester City-t. “Trajneri më i mirë? Guardiola. Ai është më i miri nga të gjithë dhe Luis Enrique, shumë afër”.

Për një dekadë rivaliteti Messi-Roaldo ishte kryfjala e futbollit në Spanjë. Largimi i CR7 te Juventusi, sipas Messit, e ka dobësuar Realin. “Do të kisha dashur që të vazhdonte në Spanjë, sepse i dha La Liga-s një bonus të veçantë. Ishte e qartë që Real Madridi do ta ndiente humbjen e Cristianos. Kushdo do ta vërente. Sidoqoftë, ka lojtarë me të cilët duhet të ringrihet. Po flasim për Real Madridin, një klub me shumë histori”.

Modifikuar më E Enjte, 10 October 2019 08:49

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Aktualitet

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon normalisht. Pasi këto dy akse ishin problematike për shkak...

FOTO/ Lëkundje të forta tërmeti, 4.5 ballë në Kukës

Aktualitet

FOTO/ Lëkundje të forta tërmeti, 4.5 ballë në Kukës

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Kukës. Siç bëhet e ditur lëkundjet kanë qenë 4.5 ballësh.   Epiqendra ka qenë pranë Kurbneshit dhe 26 kilometra larg Kukësit.         © SYRI.net

VIDEO-FOTO/ Bie zjarr në televizionin lokal të Kukësit

Aktualitet

VIDEO-FOTO/ Bie zjarr në televizionin lokal të Kukësit

Një zjarr ka rënë në mesnatë në studiot e televizionit lokal të Kukësit. Siç shkruhet në faqen e televizionit ‘KukësTv’, zjarri ka rënë në orën 00:30 minuta të ditës së sotme. ‘Sot...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!