Vendimi i papritur i Peter Cech, la futbollin për një tjetër sport

E Enjte, 10 October 2019 10:36

Majin e kaluar, Petr Cech vari dorezat në gozhdë, pas një karriere të gjerë si portier. E nisi karrierën në Çeki te Bisany, për ta vijuar te Sparta në Pragës, më pas te Rennes në Francë, për të kapur majën në Angli te Chelsea dhe Arsenali. Portieri çek, fitues i katër titujve kampion në Premier League, katër FA Cup, një Europa League dhe dy Community Shield me “blutë”, si dhe i një FA Cup dhe një Comunity Shield me “Topçinjtë” (është shpallur katër herë portieri më i mirë në Angli) hoqi dorë nga futbolli në moshën 36-vjeçare.

Ai mbylli një fazë dhe tani ka hapur një tjetër … duke luajtur në hokej mbi akull! Për befasinë e të gjithëve ka nënshkruar me skuadrën angleze Guildford Phoenix. “Jam i lumtur që më është është dhënë kjo mundësi. Shpresoj ta ndihmoj këtë ekip të ri për të arritur objektivat. Pas 20 vitesh si futbollist profesionist, do të jetë një përvojë e mrekullueshme të luaj një sport që unë kam dashur ta shoh dhe ta praktikoj që fëmijë,” – tha Cech pasi bëri zyrtar nënshkrimin për Guildford Phoenix, klub me të cilin mund të debutonte këtë fundjavë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...