Mungesë Fair Play, Turqia i nxjerr probleme tifozëve kuqezi!

E Enjte, 10 October 2019 16:27

Turqi-Shqipëri, një finale e parakoshme! Humbja për kuqezinjtë do të thotë "lamtumirë" ëndrrave, ndërsa fitorja do të fuste në siklet skuadrën e drejtuar nga Senol Gunes. Kjo shtyn ndoshta drejtuesit që të frikësohen nga mësymja kuqezi, pasi tifozeria shqiptare do të jetëe  shumtë në numër, edhe pse biletat janë vetëm 5%.

Por, FSHF ka hasur probleme sa i përket koordinimit për biletat, pasi numri nga 2500 bileta që ishin në dispozicion është ulur në 1500 dhe tashmë tifozët kuqezi janë të shqetësuar nga ky fakt. Kujtojmë që në Stamboll jetojnë shumë shqiptare.

Jo vetëm kaq, por tifozëve u janë mohuar edhe materiale simbolike kuqezi, si shaj, flamuj e kështu me rradhë. Një problem aspak i vogël ky, që ka irrituar edhe drejtuesit e FSHF dhe Andi Vreçanin, drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun dhe Zyrës së Shtypit në FSHF.

"Nuk është e drejtë që të ndalohen dekoret! Kësaj situate do t'i shkojmë deri në fund. UEFA nuk pengon diçka të tillë, pasi nuk po flasim për materiale piroteknike. Jam në kontakt me delegatin e ndeshjes. Besoj se do ta zgjidhim", tha Vreçani për Telesport.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...