(Video)Racizmi në Bullgari-Angli, Stoichkov shpërthen në lot në televizion

E mërkurë, 16 October 2019 19:26

Një skandal bullgar e ka dekurajuar edhe njëherë futbollin ndërkombëtar. Rast i ri i racizmit, këtë herë gjatë një ndeshjeje kualifikuese për Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, ka goditur përsëri Anglinë. Kjo e fundit e provoi në kurriz këtë lloj sulmi në Podgoricë të Malit të Zi, po në këtë fushatë eliminatoresh, por makthi iu rikthye në Sofje, përballë koreve dhe gjesteve të tifozëve të Bullgarisë. Sjellja e tifozëve vendas në “Vasilevski Stadium” është dënuar qartë nga legjenda e futbollit të këtij vendi, Hristo Stoichkov.

 

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1994 nuk i justifikoi tifozët e tij, por kërkoi sanksione të ashpra ndaj tyre, pas asaj që ndodhi. Një turp i madh ky, sipas Stoichkov, që shpërtheu në lot, pasi komentoi episodin: "Kjo situatë më shkakton lot dhe trishtim. Zgjidhja? Braktisni fushën, ose më shumë, dërgojini larg stadiumeve këto tifozë për pesë vite, pa mundur të marrin pjesë në gara ndërkombëtare dhe për klubet. Njerëzit në Bullgari nuk e meritojnë të vuajnë në këtë mënyrë për shkak të atyre".

Stoichkov u shfaq shumë i mërzitur, duke parë dhe marrë parasysh akuzat kundër Bullgarisë. Pasi ekspozoi mendimet e tij mbi situatën, ai u ndal, duke shikuar në dyshemenë e studios televizive, me zërin që i dridhej dhe, në fakt, shpërtheu në lot. Një situatë që e vuajtën lojtarët e Anglisë, por homologët e tyre bullgarë, tifozët civilë të këtij vendi, e dënuan menjëherë sjelljen e atyre bashkatdhetarëve të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...