Sot publikohet lista më kandidatët për Topin e Artë

Hënë, 21 October 2019 14:27

Revista prestigjioze franceze “France Football” do ta publikojë sot pasdite listën me kandidatët për Topin e Artë 2019, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që do ta vazhdojë rivalitetin për çmimin më prestigjioz individual për futbollistë.

France Football do ta zbardhë listën zyrtare me 30 finalistët për Topin e Artë gradualisht duke filluar nga ora 17:30 deri në orën 20:00, transmeton Gazeta Express.

Ky trofe do t’i ndahet njërit prej 30 finalistëve më 2 dhjetor në Paris, por nuk do të jetë i vetmi çmim që do ta jepet natën e asaj të hëne. Kjo pasi Topi i Artë do t’i ndahet edhe futbollistes më të mirë.

Një juri prej 180 finalistëve në gjithë botën do të votojnë sipas këtyre kritereve: paraqitjeve individuale dhe ekipore, klasit të lojtarit (talenti dhe ndershmëria në lojë) dhe aftësia për ta mbajtur lart nivelin e paraqitjeve gjatë gjithë kohës.

Sipas këtyre kritereve, Lionel Messi është favorit për ta fituar Topin e Artë, i cili do të ishte i gjashtë dhe rekord në karrierën e tij.

Nëse ndodh kështu, atëherë superylli argjentinas i Barcelonës do ta kalojë rivalin e përbetuar, Cristiano Ronaldon, me të cilin e ndan rekordin me nga pesë Topa të Artë të fituar secili deri tani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...