UEFA dënon ashpër Serbinë

Tuesday, 22 October 2019 08:38

Serbia është urdhëruar që të luajë ndeshjen tjetër futbollistike kundër ekipit të Luksemburgut me dyer të mbyllura për shkak të qasjes raciste të tifozëve në ndeshjen kundër Portugalisë, që është zhvilluar muajin e kaluar në Beograd.

Ndeshja e 14 nëntorit kundër Luksemburgut do të zhvillohet në kuadër të takimeve për kualifikim në Kampionatin Evropian të Futbollit më 2020.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka thënë përmes një deklarate se Asociacioni i Futbollit të Serbisë është ndëshkuar edhe për hyrje të tifozëve në fushë, ndezje të fishekzjarreve dhe thirrjeve të paligjshme. “Departamenti Kontrollues, Etik dhe Disiplinor ka vendosur të urdhërojë Asociacionin serb të Futbollit të luajë dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të garave të UEFA-s, me dyer të mbyllura”, ka thënë Federata Evropiane e Futbollit përmes një deklarate.

Serbia po ashtu është ndëshkuar edhe me 33,250 euro gjobë, si dhe i është kërkuar të shfaqë në stadium mbishkrimin “#EqualGame” (#LojëeBarabartë) me logon e UEFA-s në dy ndeshjet e radhës ku është nikoqire.

Ekipi i Serbisë renditet i treti në Grupin B me 10 pikë, nëntë pikë mbrapa Ukrainës, e cila tashmë ka fituar kualifikimin dhe është një pikë mbrapa Portugalisë, që zë pozitën e dytë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...