Bayern, tre javë për të gjetur trajner: bavarezët marrin refuzimin e parë

Tuesday, 05 November 2019 19:23

Pas shkarkimit të Niko Kovac, pas humbjes turpëruese me Eintracht Frankfurt, Bayern Mynih është në kërkim të trajnerit të ri për ta kthyer skuadrën në shinat e sukseseve. Bavarezët kanë kontaktuar Tuchel për të njohur nëse kishte disponibilitetin për tu larguar nga Psg e për tu kthyer në Bundesliga. Tekniku gjerman, sipas asaj që bën të ditur media gjermane, ka thënë ‘Jo’: do të mbetet në Paris deri në skadencë të kontratës në 2021.

Tuchel ishte një prej favoritëve të administratorit të klubit bavarez Karl-Heinz Rummenigge në fillim të 2018, kur kërkonte një zëvendësues për Jupp Heynckes. Në atë kohë, Bayern e vonoi zgjedhjen dhe Tuchel u impenjua me Psg në bazën e një kontrate të vlefshme deri në 2021.

Presidenti i Bayern Mynih ndërkohë, Uli Hoeness, ka deklaruar se klubit do ti duhet jo më shumë kohë se tre javë për të gjetur pasuesin e Niko Kovac, shkarkuar të dielën pas 16 muajsh në pankinë. Asistenti i Kovac, Hansi Flick, është zgjedhur trajner i përkohshëm. Hoeness ka theksuar se krerët e Bayern “do mendojnë me qetësi si të administrojnë” situatën, duke gjetur një trajner të ri me një vendim që duhet të merret gjatë pauzës ndërkombëtare. “Mendoj se para transfertës në Düsseldorf në 23 nëntor, do të jetë zgjidhur dilema e trajnerit”, ka shtuar Hoeness. Mediat gjermane kanë bërë gati listën e emrave, ku në krye spikasin Massimiliano Allegri, Jose Mourinho e Arsene Ëenger, që janë aktualisht pa një klub.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...