FOTOT/ Radhë të gjata për një biletë me Francën, por UEFA heziton për… stadiumin

Tuesday, 05 November 2019 22:06

Megjithëse shanset e Shqipërisë për të qenë pjesëmarrëse në Euro 2020 tashmë thuajse janë shuar, kombëtarja jonë do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit kualifikuese, të përcaktuara në kalendar.

Ekipi ynë përfaqësues luan ndeshjen e parë ndaj Andorrës, ndërsa të dytën me Francën. Pikërisht ndeshja me Francën ka ngjallur interes të madh tek tifozët e Kombëtares përballë kuqezinjve janë kampionët e botës në fuqi.

radhe-per-bileta-Shqiperi-France-5

Sipas informacioneve paraprake të publikuara edhe në faqen zyrtare të FSHF, çmimet e biletave për Shqipëri – Francë variojnë nga 1 500 lekë në tribunat anësore e deri në 5000 lekë të reja në tribunat kryesore.

radhe-per-bileta-Shqiperi-France-6

Biletat po shiten rregullisht në Tiranë, në dyqanin pranë FSHF, si dhe në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërsa në Shkodër biletaria pritet të hapet më datë 13 nëntor, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, e në Elbasan është hapur që më datë 4 nëntor.

radhe-per-bileta-Shqiperi-France-7

Edhe pse na ndajnë edhe disa ditë për t’u luajtur kjo ndeshje, e fundit nga kualifikueset e Euro 2020, interesi i tifozërisë ka bërë që biletat të shiten me një shpejtësi marramendëse. Shqiptarët po mbajnë radhë të gjata për të pasur mundësinë të shikojnë përfaqësuesen teksa luan përballë “gjelave”.

gas

55

radhe-per-bileta-Shqiperi-France-3    radhe-per-bileta-Shqiperi-France-8 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-9 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-10 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-11 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-12 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-13 Shqiperia2 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-1 radhe-per-bileta-Shqiperi-France-15

Gjasat janë që ndeshja mes Shqipërisë dhe kampionëve të botës të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, mirëpo stadiumi i kryeqytetit i sapondërtuar ende nuk ka marrë dritën jeshile nga UEFA. Në axhendën e dy ndeshjeve të fundit në “Euro2020”, UEFA ka bërë publike të gjithë stadiumet ku do të luhen takimet, përjashtim bën vetëm Shqipëri-Francë, ndeshja kjo e vetme e lënë pa stadium./bw

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...