Prag Skocia/Krasniqi dhe Bajramaj optimiste: Luajmë për fitore!

E mërkurë, 06 November 2019 14:18

Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima, është duke u stërvitur në qytetin e Elbasanit në prag të ndeshjes kualifikuese kundër Skocisë, e cila do të zhvillohet më datë 8 nëntor, në “Elbasan Arena”, në orën 18:10.

Në prag të kësaj ndeshjeje, për të folur për përgatitjet, gjendjen e skuadrës dhe kundërshtarin që kanë përballë, kanë dalë sot në konferencë Qëndresa Krasniqi dhe Zylfije Bajramaj. Krasniqi është shfaqur optimiste përpara ndeshjes me Skocinë.

“Kemi ardhur për fitore, shpresoj të japim maksimumin për këtë objektiv. Më e rëndësishme është që të paraqitemi mirë si ekip dhe uroj që në fund rezultati të jetë i mirë. Arma më e fortë është se jemi të gjithë të bashkuara. Jemi një grup shumë i mirë dhe besoj se kjo do na ndihmojë shumë që të paraqitemi mirë në fushë. Shpresoj të ketë një numër të madh të tifozëve, pasi na ndihmon shumë të luajmë mirë, na motivojnë”, u shpreh Krasniqi për mediet e pranishme në konferencë.”

Zylfije Bajramaj u shpreh: “Harmonia është e mirë dhe besoj se do të kemi rezultat të mirë këtë ndeshje. Gjithmonë jemi të bashkuara. Normal që ne kemi ardhur për fitore dhe duam tre pikët, por edhe me një barazim do të ishim të kënaqura.  Pritshmëritë për kombëtaren e femrave? Besoj se në një të ardhme do të kemi një emër dhe do të hyjmë në elitën ndërkombëtare. Besoj se do të bëjmë emër si ekipet e mëdha”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...