Gjimshiti titullar ndaj Sitit, Gasperini: Edhe Liga e Europës nuk është keq

E mërkurë, 06 November 2019 15:13

Pas tri humbjesh radhazi dhe sërish përballë Mançester Sitit, por që këtë herë do ta presin në shtëpi (Atalanta i luan ndeshjet në “San Siro”), trajneri Xhanpiero Gasperini kërkon të shpresojë deri në fund, ndonëse do ta kënaqte edhe Liga e Europës.

“Kjo ndeshje e dytë radhazi kundër Sitit do të na tregojë më qartë se cili është objektivi që mund të vazhdojmë të ndjekim në Europë. Renditja thotë se kemi ende shpresa për një kualifikim, ndonëse jemi me shumë vonesë me pikët (ende zero). Por besoj realisht se në shtëpinë tonë do të jetë një tjetër histori, sepse këtë herë ndeshja nis fatmirësisht nga 0-0 dhe pavarësisht ekipit madhështor të Guardiolës, as ata nuk janë të pathyeshëm. E rëndësishme është të nisim të bëjmë pikë dhe të shohim se si do ecim. Fundja, edhe nëse e mbyllim të tretët, edhe Liga e Europës nuk është një objektiv i keq”.

Për sa i përket formacionit, Berat Gjimshiti, qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, pritet nga minuta e parë përballë Sitit, ndërsa në sulm do të mungojë sërish bomberi Zapata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...