FOTO/ Skenar i bujshëm nga Italia, De Biasi pranë gjigandit të Serie A!

Premte, 08 November 2019 13:18

Situata që po kalon Napoli është sa e paprecedentë aq dhe e rëndë. Lojtarët janë kundër klubit, klubi është kundër Ancelottit, tifozët kundër lojtarëve, e gjithë kjo rrëmuje e madhe po shkatërron një sezon të nisur me pretendime të mëdha. Presidenti De Laurentiis bën përgjegjës trajnerin për rebelimin e lojtarëve, dukshëm ndërmjet palëve ka një krisje të madhe, aq sa ka bërë që trajneri të mendoj largimin përpara se vetë presidenti ta shkarkoj.

De Biasi Napoli

Sipas “TuttoSport”, Aurelio De Laurentiis nuk ka ndërmend më të afroj trajner me kosto të madhe financiare, përjashtim do të bënte vetëm në rastin e Spalletittit. Gjithnjë sipas të përditshmes torineze, Spalletti është një rast i komplikuar, ndërsa një opsion që po merr shumë kuota është Gianni De Biasi.

 

Ish trajneri i Kombëtares shqiptare, është një profil që mund ti përshtatet shumë mirë situatës që po kalon Napoli. Mund të rikthehej qetësinë brenda grupin, ka eksperiencë, mbi të gjitha është një trajner pa shumë kosto. De Biasi nga ana e tij do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e bluve në këtë pikë qoftë dhe me një kontratë deri në fund të sezonit. Siç është bërë tashmë traditë, emri i De Biasit lakohet nga mediat italiane në çdo rast që një skuadër është në kërkim të një trajneri, përjashtim nuk bën as këtë herë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...