E FUNDIT: Juventusi dërgon mjekun për të ndihmuar futbollin shqiptar!

E mërkurë, 20 November 2019 19:34

Një ekspert i mjekësisë sportive për futbollin shqiptar! Nga "J-Medical", pra "Juventus Medical" në Torino te ambjentet e federatës shqiptare të futbollit, në seminar me përfaqësues stafesh mjekësore nga Kategoria Superiore ashtu edhe Kategoria e Parë, për t'u njohur me metodologjitë e reja dhe jo vetëm, pasi procesi i licencimit do të ketë edhe këtë kritet bazë: mjekësinë!

Në artikullin e FSHF shkruhet: "Mjekësia në futbollin shqiptar është një nga hallkat më të rëndësishme të procesit të licensimit të klubeve, dhe Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të këtij procesi që këtë vit ka filluar më shpejt, ka filluar trajnimet me klubet për ti ofruar ndihmë konkrete, të vazhdueshme dhe të qendrueshme.

Një ndër trajnimet që u organizua nga FSHF pak ditë më parë, ishte ai me mjekët dhe fizioterapistët e klubeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, si edhe përfaqësues të akademive kryesore në vend. Në këtë trajnim referoi Doktor Gianluca Stesina, mjeku i ekipit kombëtar shqiptar, ish mjek i Juventusit dhe aktualisht pjesë e Juventus Medical. Doktor Stesina i paraqiti të pranishmëve element praktikë të lidhur me dëmtimet muskulore dhe mënyrat më të mira që duhen ndjekur për rehabilitimin e sportistëve pas traumave.

Ky trajnim i lidhur me mjekësinë sportive është fillimi i një projekti të mirëfilltë që Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur për Mjekësinë Sportive dhe arritjen e shpejtë të standartave më të larta në këtë sektor shumë të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit. 

Stesina (m) perkrah Marotta (kur ishte administrator i Juventusit)

FSHF është duke punuar me të gjithë faktorët që janë të rëndësishëm në këtë proces, duke përfshirë të gjithë mjekët e klubeve, universitetet, organizmat spitalor shtetëror dhe privat si dhe federatat e tjera sportive në vend. Federata dhe Presidenti Duka e kanë vendosur tanimë zhvillimin e mjekësisë sportive te prioritetet kryesore dhe më të rëndësishme, për të arritur një zhvillim të qendrueshëm dhe të sigurtë për futbollin në vendin tonë.

Angazhimin e sa më shumë mjekëve të rinj në sport, ofrimi i trajnimeve të mirëfillta me ekspertë vendas dhe të huaj, mbështetja me bazë materiale të nevojshme, do të jenë disa nga elementët e strategjisë dhe projekteve që po implementohen nga FSHF në lidhje me Mjekësinë Sportive".

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...