Askush nuk e ka bërë më parë, Mourinho do të provojë rekordin historik!

E mërkurë, 20 November 2019 19:38

Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Tottenham, duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon. “Special One” e merr në një moment aspak të mirë ekipin e “gjelave”, pasi në Premier League, ata kanë vetëm 14 pikë pas 12 javësh.

 

Objektivi i Tottenham është i qartë, pasi kërkojnë ta mbyllin kampionatin të paktën në “Top 4”. Nëse i referohemi statistikave, londinezët e kanë të pamundur të kapin vendin e katërt, me Mourinhon që është në kërkim të një rekordi historik.

Asnjë ekip nuk ka arritur në historinë e Premier League, që ta mbyllë kampionatin në “Top 4”, nëse në 12 javët e para ka grumbulluar vetëm 14 pikë. Jose Mourinho e ka në tavolinë sfidën e parë dhe “Special One” ka treguar që di ti përballojë sfidat e vështira. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse portugezi do të arrijë rekordin historik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...