Video/ Juventus kthehet i pari me Ronaldo-Higuain-Dybala: Milan zhgënjen në datën e 120 vjetorit

Diel, 15 December 2019 19:45

Yes, we can: Juventus me tredhëmbshin tregoi se mundet dhe Sarri me 3-1 kundër Udineses, mori përgjigjen e duhur nga Dybala, Higuain e Ronaldo. Një ndeshje pa diskutime, që mund të kishte një rezultat edhe më të thellë. Dygolësh i Cristiano Ronaldo, gol i Bonucci, pastaj Pussetto në shtesë ngushtoi diferencën. Bardhezinjtë harrojnë humbjen me Lazion përmes golave dhe tre sulmuesve: Dybala-Higuain-Ronaldo ishte realizimi i një ëndërrë të tifozëve dhe një kërkese të bërë nga vetë CR7. Portugezi pasi mori ca kritika e dëgjoi se ishte në rrugën e perëndimit, u kthye të shënojë me saktësi drithëruese. Në më pak se nëntë minuta trenformoi golin që zhbllokoi ndeshjen, dyfishoi me një asist të Higuain dhe i shkoi pranë tregolëshit personal. Dybala nderoi numrin 10 që mban me disa veprime të denja e sikur VAR të mos e kishte dalluar kontrollin e topit me dorë, do të ishte ende duke u folur për penelatën e argjentiansit, që po kalon një kondicion atletik të jashtëzakonshëm, që e lejon të kryejë veprime teknike të papara deri tani nga ai. Higuain u ekzaltua nga tredhëmbëshi dhe nuk do ta humbasë si mundësi: alternohet me Dybala e bën njeriun asist, por pa humbur kualitetin e një qendërsulmuesi.

Milani ka zhgënjyer në shtëpi për 120 vjetorin, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 ndaj Sasuolos. Ekipi i Piolit kishte raste pa fund, por u treguan të pasaktë në finalizim, duke iu dhënë kështu një shije të keqe tifozëve në këtë 120 vjetor të klubit. Me pikën e marrë ditën e sotme, Milani renditet në vendin e 10- me 21 pikë, ndërsa Sasuolo në vendin e 13 me 16 pikë.

Atalanta ka humbur me rezultatin 2-1 ndaj Bolonjës në transfertë. Për vendasit shënuan Palacio dhe Poli, ndërsa për ziklatërit Malinovski. Tashmë ekipi i Gasperini e sheh veten në vendin e 6 me 28 pikë, ndërsa Bolonja në vendin e 11 me 19 pikë.

ITALY – SERIE A
Verona 3 – 3 Torino
Milan 0 – 0 Sassuolo
Bologna 2 – 1 Atalanta
Juventus 3 – 1 Udinese

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...