Përfundon hedhja e shortit në Champions League, përballje titanësh!

Hënë, 16 December 2019 12:42

Ka përfunduar hedhja e shortit për fazën e 1/16-ave në Champions League.

Fati i goglave në këtë raund na ka rezervuar duele gjigantësh ku Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn e Guardiolës.

Të dy klubet janë pretendentë kryesorë për triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm evropian në rang klubesh, shkruan SYRI.net.

Barcelona dhe Juventusi janë me fat pasi kanë “peshkuar” respektivisht Napolin dhe Lyonin.

Kurse Bayern Munchen do të kërkojnë të “hakmerret” ndaj Chelseas për finalen dramatike të 2012 ku londinezët mposhtën bavarezët në “Allianz Arena”.

Ndeshjet e para do të zhvillohen gjatë datave 18-19, 25-26 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 10-11, 17-18 mars. Kompeticioni më i rëndësishëm europian ka hyrë në fazën më interesante pasi vetëm 8 skuadra do të synojnë biletën për në çerekfinale.

Çiftet e ndeshjeve:

Borussia Dortmund – PSG
Real Madrid – Manchester City
Atalanta – Valencia
Atletico Madrid – Liverpool
Chelsea – Bayern Munich
Lyon – Juventus
Tottenham Hotspur – RB Leipzig
Napoli – Barcelona

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...