Inter mbetet vetëm me një mesfushor: Conte nxjerr përpara mbrojtësit

Tuesday, 17 December 2019 18:08

Barazimi në shtesë që morën kundër Fiorentinës i ka bërë dyfish keq Inter, duke parë sa skuadra duhet të paguajë për shkak të kartonëve apo dëmtimeve, e për më shumë akoma në mesfushë, një repart që ishte që më parë i cunguar. Brozovic i skualifikuar, edhe Borja Valero është kthyer me probleme nga Firence: tani Antonio Conte, me shpresën e rikuperimeve të Gagliardini e Candreva që janë të mundshëm por jo të sigurtë, ka vetëm Vecino në 100% të formës fizike.

Pika e marrë në Franchi, i detyron edhe më shumë zikaltrit të marrin tre në ndeshjen e fundit të vitit kundër Genoa, por në Appiano Gentile emergjenca e mesfushës ka marrë një tjetër domethënie, pavarësisht se tekniku bashkëjetonte me të prej kohësh, të paktën që kur u ndal Sensi (që ndoshta do të mund ta marrë në pankinë, por nuk ka kuptim ta rrezikojë pasi e kishte humbur për 2 muaj).

Nëse Borja Valero nuk do tia dalë, e duke patur parasysh se Agoumé nuk është ende gati për të nisur nga fillimi, zgjidhja e vetme do të ishte rikuperimi i Candreva, duke e projektuar Vecino të spostuar në të majtë. Në qendër? Gagliardini, nëse do të arrijë të shtrëngojë dhëmbët, ose zgjidhja Skriniar, që me Sllovakinë ka luajtur shpesh në mesfushë. Në këtë rast mbrojtja do të ishjte e kompozuar nga Godin e De Vrij plùs një mes Bastoni apo D’Ambrosio (nëse nuk luan si krah i djathtë).

Bind më pak një hipotezë e një kalimi në 3-4-3 (me Vecino-Skriniar mesfushorë Biraghi e D’Ambrosio-Candreva në krahë e treshen Politano-Lukaku-Esposito përpara, duke patur parasysh edhe skualifikimin e Lautaro Martinez), duke parë që Conte është i afeksionuar me 3-5-2.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...