Video/ El Clasico nuk ka fitues: 8 kartona të verdhë, një gol i anulluar, por asnjë i vlefshëm

E mërkurë, 18 December 2019 22:55

E gjithë vëmendja e përqendruar në një stadium të vetëm, mori si shpërblim një spektakël pa gola, rezultat që në Clasico nuk fiksohej prej 17 vjetësh. Në ndeshjen e rikuperimit të javës së 10 të La Liga, Barcelona e Real Madrid ndanë cmimin në lojë, duke qendruar ende së bashku në krye të klasifikimit me 36 pikë.

Për herë të parë nga 2002 një Clasico përfundon pa gola, edhe pse ritmi ishte i lartë dhe veprimet spektakolare, ashtu si edhe kontestimet nuk munguan. Ndeshje e ashpër me raste të mira shënimi për të dy formacionet: Barcellona mban shumë zotërimin e topit në fillim, por është Real, në pjesën kryesore të pjesës së parë, që dominoi lojën. Casemiro, Kroos e Valverde provuan me insistim me tentativa nga distanca e pikërisht braziliani, në të 17′, që pa ti mohohej goli nga Pique, që shpëtoi me kokë në vijën e portës. Barça e kishte të vështirë të dilte nga gjysëmfusha e saj, por kur e bënte ishte e frikshme. Messi kishte rastin ideal në të 31′, por Sergio Ramos ishte vigjilent me Courtois të mundur.

Katalanasit ngritën ritmin në pjesën e dytë, Messi e Suarez kanë dy raste të mira, por i shpenzojnë para portës. Një ndeshje që nuk mund të kalonte pa raste të diskutueshme dhe 20′ minuta nga fundi i ndeshjes Bale – që pak minuta më parë kishte një rast të mirë me të majtën – kaloi në avantazh Real, por arbitri anulloi për pozicion jashtë loje. Nervozizëm në fushë dhe në fërshëllimën e fundit të arbitrit numërohen 8 kartonë të verdhë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...