Messi: Nuk vazhdohet më kështu, mjaft gabimeve foshnjërake

Premte, 10 Janar 2020 08:43

Atletico e Madridit eliminoi Barcelonën nga Superkupa e Spanjës me rezultatin 3-2, në një ndeshje e karakterizuar me emocione dhe tensione të mëdha nga të dyja skuadrat.

Pas përfundimit të ndeshjes Lionel Messi foli për faktorët që çuan në këtë eliminim që e privon skuadrën të luajë në finale ndaj Realit. Argjentinasi deklaroi se skuadra e tij bëri gabime të pafalshme si dhe theksoi që të gjithë lojtarët e skuadrës janë në dijeni se janë larg pritshmërive. “Kemi shumë vend për përmirësim dhe e dimë këtë gjë. Nuk i kemi bërë gjërat siç dëshirojmë ose si ne jemi të aftë t’i bëjmë. Do të sigurohemi që ta luajmë pjesën e dytë të sezonit duke u përmirësuar në ato elementë që dështuam sot. Këto gabime foshnjërake nuk kanë vend në skuadrën tonë”

Më pas Messi u pyet nëse trajneri Valverde ka besimin e lojtarëve të skuadrës, ndërsa Messi e anashkaloi këtë pyetje duke përsëritur nevojën për tu përmirësuar.

 “Akoma po përpiqemi të rregullojmë disa gjëra. Tani kemi disa ditë për tu përgatitur për ndeshjen tjetër, pasi kjo i përket të së kaluarës tashmë”. – tha Messi ndër të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...