U tall me “Coronavirus” në rrjetet sociale, ylli futbollit anglez rrezikon pezullimin

Tuesday, 11 February 2020 12:50

Alarmi i “coronavirus” ka shqetësuar njerëzit në të gjithë botën, por ka edhe nga ata që nuk e kanë kuptuar seriozitetin e sëmundjes që ka shkaktuar qindra viktima. Një prej tyre është Dele Alli, ylli i Tottenham dhe kombëtares angleze, që ka postuar në rrjetet sociale një video aspak të këndëshme.

Teksa ishte duke pritur në aeroport, sulmuesi shfaqet me një maskë, ndërsa më pas sposton fokusin e kameras të celularit tek një udhëtar aziatik dhe më pas te një shishe me disifektues për duart. Ky filmim që zgjat pak sekonda është shoqëruar me shumë polemika në Angli, teksa pritet t’I kushtojë shtrenjtë Dele Alli. Sipas mediave angleze, Federata në vend ka kërkuar shpjegime nga futbollisti, që përballet me një pezullim të gjatë

Duke qëndruar në raportimet e mediave lokale, postimi i lojtarit ka shenja të theksuara racizmi. Vetë Dele Alli ka hequr menjëherë videon nga rrjetet sociale dhe ka shpejtuar të kërkojë ndjesë. “Zhgënjeva veten dhe klubi. Nuk ishte diçka e bukur. E kuptova menjëherë dhe e fshiva. Nuk mund të tallesh me këtë gjë”, ka thënë sulmuesi i Tottenham. Por ndjesa futbollistit mund të mos mjaftojë, pasi Federata Angleze njihet për ndjeshmërinë dhe ashpërsinë e saj në lidhje me situata të tilla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...