Të gjithë “të çmendur” pas Kumbullës, tani talenti shqiptar kushton 30 mln euro

Tuesday, 11 February 2020 13:25

Ëshë padyshim një nga zbulimet më të mëdha të kampionatit italian. Talenti i tij është i padiskutueshëm dhe kjo konfirmohet nga interesimi i klubeve më të mëdh të Europës. Në Itali patjetër, por në radhë për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës janë gjigandët e futbollit anglez, gjerman dhe spanoll. Paraqitja në ndeshjen e fundit kundër Juventus, ka detyruar mediat përtej Adriatikut të kthehen të flasin sërish për mbrojtësin shqiptar

Pasi e vlerësuan me notën 8 dhe i siguruan një vend në formacionin e javës, tashmë elozhet për futbollistin 20-vjeçar kanë kaluar në planin financiar. “Scout” të klubeve më të mëdhenj të Europës kanë mbushur tribunat e stadiumeve për ta ndjekur atë nga afër në ndeshjet e fundit, ndërsa ky interesim ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonit të tij.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Marash Kumbulla tani kushton jo më pak se 30 milion euro, ndërsa kjo shifër pritet të rritet akoma më shumë nëse mbrojtësi vazhdon të ruajë këto paraqitje deri në fund të sezonit. Duke qëndruar në atë që raporton e gazeta më e madhe sportive italiane, Inter dhe Napoli janë në një garë të fortë për të siguruar shërbimet e tij, ndërsa interes për të kanë shfaqur Liverpool, Manchester City, Chelsea, Borussia Dortmund dhe klubet e mëdhenj të La Liga.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...