Nuk është vetëm Braithwaite, ja lojtarët që kanë dështuar gjatë prezantimit me klubin e ri

Saturday, 22 February 2020 12:26

Martin Braithwaite nuk ishte lojtari i vetëm që ka patur një prezantim të keq me klubin e ri.

Futbollisti danez gjatë prezantimit që bëri në Camp Nou u përpoq të bënte disa stile me top, por që nuk i funksionoi.

Kaq mjaftoi që videoja e tij të bënte xhiron në rrjetet sociale. Mirëpo lojtari i Barcelonës nuk është i vetmi që dita e prezantimit në klubin e ri i është kthyer në makth.

Ka patur dhe shumë lojtarë të tjerë që e kanë përjetuar këtë momente dhe në më poshtë do t’iu sjellim disa prej tyre.

Marcelo Sosa

Gjatë prezantimit të Uruguaianit si një lojtar i Atletico Madrid në Estadio Vicente Calderon në 2004, ai ra mbrapsht ndërsa bënte disa xhonglime me top.

Marco Perez

Perez nuk mbahet mend për golat e shënuar tek skuadra e Real Zaragosas, por për rrëzim që bëri gjatë prezantimit. Teksa po bënte disa stile me top, ai shkeli topin dhe u rrëzua në fushë.

Mariano Ferreira

Braziliani arriti në Sevilla me "një ambicie të mëdha", por, dita e prezantimit të tij ishte një makth i vërtet pasi ai nuk munde dot të bënte xhonglime.

Ousmane Dembele

Prezantimi i francezit mbahet mend për xhonglimet dhe truket e tij të dështuara në fushën e “Camp Nout”.

Vinicius Junior

Vinicius është një magjistar me top, nuk ka dyshim për këtë. Megjithatë, në prezantimin e tij te Real Madridit, emocionet e tepërta bënë që ai të mos kontrollonte dot asnjë top.

Royston Drenthe

Në të vërtetë nuk ishte dita e Holandezit në prezantimin e tij si një lojtar i Real Madrid në Bernabeu. Jo vetëm që nuk i dolën truke, por driblimi i tij la shumë për të dëshiruar.

Danilo

Mbrojtësi i djathë la shumë për të dëshiruar gjatë prezantimit të tij me Real Madrid.

Theo Hernandez

Francezi u përpoq të bënte disa xhonglime gjatë prezantimit me Real Madrid, por e gjitha shkojë në mënyrë jo të mirë pasi topi gjithmonë goditej fort dhe lart.

Paulinho

Rasti i fundit është ai i brazilianit Paulinho, i cili nuk arriti të tregonte aftësitë e tij me top.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidentja e KE i kërkon falje Italisë: BE është këtu për të ndihmuar, 100 miliardë euro për vendet më të goditura na COVID-19

Politikë

Presidentja e KE i kërkon falje Italisë: BE është këtu për të ndihmuar, 100 miliardë euro për vendet më të goditura na COVID-19

Presidentja e Komisionit Europian i ka kërkuar falje Italisë pasi jo të gjitha vendet e BE kanë menduar më parë për të ndihmuar vatrën e nxehtë të koronavirusit në kontinent. Italia...

Çifti i të moshuarve shërohet nga koronavirusi

Aktualitet

Çifti i të moshuarve shërohet nga koronavirusi

Një çift të moshuarish në Korçë kanë dalë nga spitali sepse kanë marrë veten pasi u infektuan me COVID-19.Lajmin e mirë e dha Drejtori i Spitalit të Korçës, Litian Broka...

‘Zoti P’/ Italiani 101-vjeçar që i mbijetoi Holokaustit, gripit Spanjoll dhe COVID-19?!

Globi

‘Zoti P’/ Italiani 101-vjeçar që i mbijetoi Holokaustit, gripit Spanjoll dhe COVID-19?!

Një burrë 101-vjeçar, i identifikuar si ‘Zoti P’ është liruar nga izolimi pasi u shërua nga COVID-19 në qytetin italian të Riminit. Ai është një i mbijetuar nga Lufta e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!