Koronavirus paralizon Serie A, derbi Inter-Juve rrezikon të luhet pa tifozë

Hënë, 24 February 2020 10:31

Serie A futet në karantinë, ku si pasojë e frikës nga Koronavirus, një pjesë e mirë e ndeshjeve në program për tu zhvilluar këtë të diele u shtynë, një prej tyre ishte dhe Inter-Sampdoria. Kjo çështje nuk mbyllet këtu, rastet në rritje dhe situata alarmante, ka bërë që dhe e ardhmja të jetë e paqartë, në një kohë kur sezoni është në kulm dhe parashikohen ndeshje që në mesjavë, ku luhet për Champions dhe Europa League.

Inter pret këtë të enjte Ludogores për ndeshjen e kthimit dhe sipas ANSA, që i referohet disa burimeve të sigurta në UEFA, kjo ndeshje mund të zhvillohet në një stadium neutral ose në “San Siro” por vetëm me një kushte, ndeshje duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninë e tifozëve. Frika për përhapjen e virusit është e madhe, aq sa klubi i Ludogores i ka dërguar një letër Inter për të mësuar më shumë rreth situatës pasi parashikohen që në Itali të udhëtoj rreth 600 tifoz bullgar. E sigurt është që ndeshja do të zhvillohet por mbetet për tu përcaktuar ku dhe si.

Në pikëpyetje të madhe është dhe derbi i Italisë, Juve-Inter në program për këtë të diele. Sipas mediave italiane është thuajse e pamundur që kjo ndeshje të shtyhet por dhe në këtë rast diskutimi është i njëjtë, në fushë neutrale apo pa tifozë. Për klubin bardhezi por dhe për imazhin e Serie A kjo është një humbje e madhe. 500 milion spektatorë në të gjithë botës janë në pritje të këtij takimi por mund ta shijojnë pa zë, pa tifozë. Për Juven një ndeshje pa tifozë do të thotë afro 5 milion euro humbje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...