“Nuk luhet me coronavirus”, prek edhe Champions, në Spanjë bie alarmi, frikë nga ekipet italiane, Serie A në karantinë, rrezikon edhe Juve-Milan në Kupë

Tuesday, 25 February 2020 11:22

Në një kohë kur Serie A është në emergjencë totale duke mbyllur dyert për këtë fundjave, alarmi bie dhe në Spanjë, nga ku vjen një lajm që vë në pikëpyetje ndeshjen e kthimit në Champions League, Valencia-Atalanta. E përditshmja spanjolle Marca i ka kushtuar faqen e parë këtij virusi që po tremb të gjithë botës dhe pikëpyetjeve që lidhen më këtë sfidë

“Nuk e dimë me siguri nëse lojtarët e Atalantas mund të lëvizin dhe të vinë në Valencia. Bergamo është në Lombardi”, shpjegon zëvendës presidenti i Epidemiologjisë në Valencia. “Nga këtu deri më 10 mars ka ende shumë kohë, nuk e dimë se si do të evoluojnë gjërat, nuk e dimë me siguri nëse do të mund të udhëtojnë dhe të vinë këtu”.

Ky lajm i publikuar nga Marca, ka trazuar jo pak Bergamon, duke vënë ndjeshëm në pikëpyetje këtë sfidë që aq shumë prisnin. Në pritje të 10 marsit, Italia duhet të bëj llogaritë me coronavirus që rrezikon të mbaj peng Serie A.

Sipas “TuttoSport”, jo vetëm Juventus-Inter dhe 4 sfidat e tjera në këtë fundjave do të luhen me dyer të mbyllura por dhe Juventus-Milan, ndeshja e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, në program për të mërkurën e ardhshme, rrezikon gjithashtu të luhet më dyer të mbyllura, në një kohë kur situata nuk po përmirësohet. Vendimi pritet të merret në ditët në vijim por ndjesia është që dhe ky takim të luhet pa tifozë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...