Messi në “tempullin” e Maradonës, Napoli kërkon suprizën në Champions League

Tuesday, 25 February 2020 12:42

I pari konsiderohet si “Zot” në Napoli, por tjetri është “Mesia”, i përzgjedhuri i futbollit. Maradona dhe Messi, klas dhe magji me topin në këmbë. Nuk mund të ndodhte ndryshe, që përpara ndeshjes Napoli-Barcelona në Champions, e para përballje zyrtare mes këtyre skuadrave, emrat e dy sulmuesëve argjentinas të mos i bashkoheshin kësaj sfide. Por në fushë do të zbresë vetëm “Pleshti”, lider i skuadrës “blaugrana” dhe rreziku numër një i napolitanëve.

Këtë e di mirë Genaro Gattuso, që nuk i ka kursyer elozhet për Messi. “Unë Maradonën e kam parë vetëm me video, ndërsa Messi bën gjëra që mund t’I bëjë vetëm djali im në play-station”, ka thënë trajneri i Napolit, që gjithsesi nuk e fsheh besimin se skuadra e tij mund të dalë me sukses nga kjo sfidë. “Na duhet një ndeshje perfekte. Barcelona ka ndryshuar që pas uljes në pankinë të Setien. Duhet të bëjmë lojën tonë, atë për të cilën jemi përgatitur”, ka thënë Gattuso, që ka vetëm një dyshim në mesin e fushës, me Allan që ende nuk është në formën e tij më të mirë.

Ndërkohë, në fushë nga minuta e parë të gjithë lojtarët me eksperiencë, ku treshja Mertens, Insigne dhe Callejon do të kenë detyrën e vështirë të udhëheqin Napolin drejt suksesit. Gjatë konferencës për mediat, Gattuso tha fjalë të mirë për Elseid Hysaj, por me shumë mundësi kapiteni kuqezi do ta nisë ndeshjen nga pankina. Ndërkohë, te eksperianca do të mbështetet edhe Kike Setien. Tekniku pritet të vendosë Vidal në krahë të Messi dhe Griezmann, duke lënë në pankinë Ansu Fati. Me këtë lëvizje trajneri i Barclonës kërkon t’i japë më shumë ekuilibër dhe muskuj skuadrës së tij, që zbret si favorite në “San Paolo”.
(balkanweb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...