Maqedoni-Kosovë, ministri i Shëndetësisë propozon të luhet pa tifozë

Saturday, 07 Mars 2020 10:39

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka propozuar që ndeshja ndaj Kosovës të luhet pa tifozë.

Ky propozim pritet t’i dorëzohet Federatës së Futbollit Maqedonase, para se të merret vendimi final.

“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për shikues edhe për një javë, deri më 13 mars. Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka thënë Filipçe në një konferencë për shtyp.

Pritet që në orët në ditët në vazhdim të merret dhe vendimi zyrtar në lidhje me këtë përballje.

Kujtojmë që biletat ka disa ditë që kanë dalë në treg. Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga tifozët dhe sipas Federatës së Maqedonisë së Veriut janë shitur të gjitha biletat e këtij dueli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...