Sevilla mbretëreshë në Europa League, mposht Interin në finale

Premte, 21 August 2020 23:13

Sevilla ka fituar për herë të 6-të në histori trofeun e Europa Leagues, po aq herë sa ka qenë në finale.

Skuadra spanjolle zhvilloi një finale të çmendur duke mposhtur 3-2 skuadrën e Interit të Antonio Contes e cila mbyll sezonin pa trofe, shkruan SYRI.net.

Ndeshja nisi vrullshëm pasi në minutën e 4’ ishte Lukaku i cili realizoi golin e avantazhit (1-0) nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri Bono kuptoi krahun e sulmuesit belg por pa mundur të ndalë topin që përfundon në rrjetë.

 
 

Nuk ka zgjatur më shumë se 7 minuta gëzimi i Interit. Sevilla ka arritur të barazojë rezultatin 1-1 me anë të Luuk de Jong i cili realizoi me kokë duke mposhtur portierin Handanovic. Në minutën e 33’  Sevilla ka bërë përmbysjen e çmendur pasi sërish në skenë del Luuk de Jong realizoi për 2-1. Për të vendosur barazpeshën mendoi Godin për 2-2.

Goli i avantazhit për Sevillan vjen në minutën e 74’ kur Diego Carlos realizoi një rofishatë të bukur por topi u devijua nga Lukaku dhe më pas përfundoi në rrjetë, shkruan SYRI.net.

Pas shpërdorimeve të rasteve të shumta në sulm, sulmuesi belg i Interit realizon autogol.

Deri në minutat e fundit Sevilla administroi rezultatin duke marrë sërish një tjetër trofe të rëndësishëm, ndërsa Interi zhgënjen në finalen e parë europiane pas tripletës të famshme në vitin 2010.

\

Modifikuar më Saturday, 22 August 2020 11:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...