VIDEO/ Kombëtarja e nis mbarë Ligën e Kombeve, fitore dhe lojë bindëse në Bjellorusi

Premte, 04 September 2020 23:13

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë me Bjellorusinë ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës C, por mjaft e rëndësishme është që suksesi u arrit nëpërmjet një dominimi të dukshëm në lojë.  

Në stadiumin “Dinamo” të Minskut ndeshja u vendos nga golat e Sokol Cikalleshit (23’) dhe Keidi Bares, që i dhanë 3 pikët e para në grup Shqipërisë, e cila bindi me lojën e saj.

 
 

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kazakistani fitoi po me të njëjtin rezultat, 0-2, në transfertë me Lituaninë, duke udhëhequr së bashku me Shqipërinë me nga 3 pikë secila.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...