Liga e Kombeve/ Gjithçka shkon keq për Shqipërinë, kuqezinjtë bien në “Air Albania”, Lituania na ul me këmbë në tokë

Hënë, 07 September 2020 23:00

Shqipëria bie në “Air Albania” dhe këtë e bën në mënyrën më të keq të mundshme

 

Kuqezinjtë thyen nga Lituania me rezultatin minimal 0-1 në një ndeshje ku gjithçka shkoi keq.

Ekipi i Edy Rejas ishte shumë larg asaj që shfaqi në transfertë përballe Bjellorusisë, në shtëpinë e tyre shfaqën një ekip pa “gjunjë” e pa ide.

Që në fillim shfaqën qartë limitet fizike ku e kishin të vështirë të kombinonin ndërmjet tyrë e aq më pak të ishin kërcënues.

Lituania na vendosi menjëherë në vështirësi ku në pjesën e parë patën të paktën dy raste të pastra për gol me Strakoshën që bëri heroin.

Në pjesën e dytë kur të gjithë prisnim reagimin e Shqipërisë ishte Lituania që kaloi ne avantazh në minutën e 51-të pas një gafe të Gjasulës. Edy Reja prodhoi të ndryshoj diçka në formacion duke hedhur në fushë Roshin dhe Uzunin por as zëvendësimet e bëra nuk kishim asnjë impakt.

Në fund humbasim dhe Hysaj që largohet nga fusha me karton të kuq, i dyti i verdhë.

Pas dy ndeshja të para në Ligën e Kombeve të katër ekipet, Kazakistani, Shqipëria, Lituania dhe Bjellorusia kanë grumbulluar nga tre pikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...