Zidane për takimin me Bayernin: Vetëm Ronaldo nuk na mjafton

E Enjte, 19 Prill 2018 17:27

Zinedine Zidane është i pakënaqur nga rezultati i ndeshjes së djeshme kundër Bilbaos dhe thotë se ekipi luajti mirë, sidomos në pjesën e parë dhe meritonte fitoren.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, sepse bëmë ndeshje shumë të mirë. Në pjesën e parë krijuam shumë raste për të shënuar, por nuk ia dolëm. Ekipi nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund për të gjetur golin. Duhet të shënonim më parë dhe të ishim më konkretë përpara portës kundërshtare, pasi Bilbao mbrohet mjaft mirë dhe ne e dimë këtë. Kemi bërë shumë ndeshje të tilla në shtëpi në këtë kampionat dhe nuk na falen gabime të tilla”, tha fillimisht Zidane.

Më tej, trajneri i madrilenëve theksoi se në një javë kohë për të përgatitur Bayernin duhet të kërkojë më të mirën nga të tijtë.

“Ronaldo është super dhe po e shijon këtë moment, por duhet të jemi të gjithë mirë për Bayernin. Vetëm ai nuk mjafton. Do të kemi pak pushim këto ditë dhe pastaj do të nisim punën për Bayernin”, tha Zizu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...