Dueli më spektakolar në 'Euro2020'/ Holanda fiton me drithërima ndaj Ukrainës

Diel, 13 June 2021 23:08

 

Përballja mes Holandës dhe Ukrainës është sfida më spektakolare gjatë këtyre ditëve të para të Kampionatit Europian.

“Tulipanët” fituan me rezultatin 3-2 në një ndeshje me shumë emocione e zhvilluar në "Johan Cruijff Arena" të Amsterdamit e vlefshme për Grupin C të “Euro 2020”.

 

5 golat u realizuan të gjitha në pjesën e dytë. Ishte Georginio Wijnaldum që zhbllokoi rezultatin (52′). Weghorst dyfishoi avantazhin pas shtatë minutave, duke përfituar nga një gabimi i mbrojtësit kundërshtar (59′).

Ukraina nuk u dorëzua dhe ia doli ta barazoi rezultatin brenda 4 minutash. Fillimisht kapiteni Yarmolenko shënoi supergol nga distanca (75′). Pastaj, Yaremchuk barazoi shifrat, duke shënuar me kokë (76′).

Kur të gjithë po prisnin vërshëllimën e fundit të gjyqtarit në skenë doli Dumfries që përfitoi nga harkimi i Ake dhe i solli fitoren Holandës (85′).

Holanda pas këtij triumfi renditet në vendin e dytë në Grupin C me 3 pikë, po aq sa kryesuesit Austria që ka golavarazh më të mirë. /

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...