Eliminuan Francën, shikoni kur Xhaka ngjitet në tribunë dhe feston me shqiptarët

Tuesday, 29 June 2021 12:18

 

Granit Xhaka u shpall njeriu i ndeshjes mbrëmë ku falë paraqitjes së tij mbresëlënëse Zvicra e tij u kualfiikua për në çerekfinale duke mposhtur me penallti kombëtaren e Francës, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultatin 3-3.

Mesfushori i Arsenalit spikati mbrëmë me lojën e tij duke qenë një ndër vendimtarët e kualifikimit heroik të helvetëve për në fazën çerekfinale të EURO 2020.

Xhaka në pamje duket që i është drejtuar menjëherë tribunës ku ka arritur të takojë tifozët shqiptarë dhe t’i japë një përqafim menaxherit shqiptar që jeton në Londër, Mario Cenolli.

Duket se Xhaka nuk e harron Shqipërinë dhe menjëherë pas këtij kualifikimi historik iu drejtua menjëherë tifozëve të origjinës së tij për t’i përqafuar.

Zvicra në Grupin A u rendit e treta në kuotën e 4 pikëve duke u kualifikuar si e treta më e mirë dhe në fazën e 1/8 eliminoi Francën ku në çerekfinale do të gjejnë Spanjën që duket se është ringjallur pas një faze grupesh jo në pritshëritë e duhura

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...