1 vit jashtë skuadrës, Arfa hedh në gjyq Paris SG

E Enjte, 19 Prill 2018 18:29

Hatem Ben Arfa në fillim të muajit prill me anë të një postimi në rrjetet sociale “festoi” 1 vjetorin e qëndrimit të tij si i pa grumbulluar nga ekipi i Paris SG. Marrëdhëniet mes palëve janë si mos më keq, por lëvizja e fundit tregon se ato tashmë kanë shkuar në pikën zero.

Avokati Hatem Ben Arfa, Jean-Jacques Bertrand, tha për radio “RMC Sport”, se ai ka hedhur në gjyq klubin e Paris Saint-Germain për pagat e pa dhëna për lojtarin e tij, kur ai mungoi gjatë fazës përgatitore në Doha të Katarit.

Bertrand tha se Ben Arfa u gjobit me më shumë se 100 mijë euro, pavarësisht se kishte një raport mjekësore që vërtetonte se probleme me stomakun kur e lejonin të udhëtonte me ekipin.

“Hatem tregoi arsyen e mungesës së tij në Doha, përfshi edhe një kontroll mjekësor që kishte bërë, por klubi nuk e mori parasysh dhe pasi e gjobiti me 100 mijë euro i hoqi pagën e dy ditëve dhe nuk i dha shpërblimin që i takonte ashtu si të gjithë lojtarëve të tjerë. Kjo është haptazi një padrejtësi dhe gjykata do të vendosë,” – tha Bertrand.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...