×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

A do e marrë Silvio Berlusconi Milanin sërish?

Premte, 27 Prill 2018 09:19

Ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi ka shfaqur dëshirën për ta blerë përsëri klubin e madh italian.

Biznesmeni, manjati i mediave dhe ish-kryeministri i Italisë ishte drejtuesi i klubit kuqezi për plot 30 vjet derisa e shiti atë tek kinezi Yonghong Li në një marrëveshje me vlerë prej 740 milionë eurosh.

Ndonëse, Milani nuk po mund të përmirësohet as nën drejtimin e pronarëve të ri, ku flitet sa kanë probleme financiare dhe kjo ka bërë që Berlusconi në një miting politik me partinë e tij Forza Italia në Udine të flasë rreth riblerjes së klubit.

“Me mënyrën se si po shkojnë gjërat, unë do të përfundoj me blerjen e Milanit përsëri”, tha  fillimisht Berlusconi.

Ai gjithashtu shtoi se sondazhet i kishin treguar se shitja e klubit ishte një nga arsyet pse partia e tij Forza Italia “kundër të gjitha pritjeve ishte rënë në 14-14.5 për qind të votave” në zgjedhjet e fundit.

“Shumë më ndalonin dhe më pyesnin përse e shita klubin dhe ata më fajësojnë mua për kushtet e skuadrës aktuale”. “Unë do të pranoj diçka. Nëse vazhdon kështu, nuk do ta mohoj se herët a vonë do të blej Milanin”, përfundoi presidenti legjendar, shkruan tg.

Djajtë do të përballen me kufizimet financiare të Fair Play-it dhe mbetet për t’u parë nëse Li do të jetë në gjendje t’i paguajë kreditë e tij tek Elliott Management.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...