Shtatë orë në UEFA, zbardhen prapaskenat e ekipit të Skënderbeut

Premte, 27 Prill 2018 10:06

Skënderbeu mbyll seancën dëgjimore në Apelin e UEFA-s për çështjen e dënimit 10-vjeçar dhe 1 milion euro gjobë që Komisioni i Etikës ka vendosur për korçarët. Dita e djeshme ka qenë tejet e ngarkuar për klubin bardhekuq, lojtarët e pranishëm, si edhe përfaqësuesit juridik të klubit. Një seancë maratonë, në të cilën palët kanë hyrë në mbledhje rreth orës 10:00 të paradites së djeshme për të dalë prej aty diku afër orës 17:00.

Të gjitha detajet janë paraqitur në këtë seancë, ku trupi gjykues fillimisht ka marrë në pyetje lojtarët dhe ish-lojtarët e Skënderbeut. Ishte kërkuar që lidhja e parë do të niste në orën 10:00 me Bakari Nimagën, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi pati ndryshim plani. Ardhja si dëshmitar edhe e Bernard Berishës dhe Liridon Latifit, në fakt zgjedhje e minutave të fundit, ndryshoi planin e tyre. Kanë qenë të parët dy ish-futbollistët, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre para trupës të Apelit dhe më pas i ka ardhur radha ish-kapitenit Shkëmbi për të dhënë versionin e tij.

Gjithçka bëhej në koefidencë të plotë dhe normalisht që bisedat janë të regjistruara në audio. Pasi përfunduan dëshmitë e “ishëve” radha i erdhi video-konferencës së Bakari Nimagës e më pas Sabjen Lilaj mbylli dëshmitë e futbollistëve për të hyrë në një proces tjetër. E gjitha kjo procedurë zgjati diku rreth 2 orë, për të kaluar në pretendimet juridike të klubit bardhekuq.

LOJTARËT – Të katërt futbollistët dhe ish-kapiteni, të cilët u morën në pyetje nga trupi i Apelit, mohuan kategorikisht implikimin e tyre apo të ekipit në një situatë të tillë trukimesh. Ata bënë me dije unanimisht se “nuk ka pasur asnjë qasje apo tentativë për të fiksuar një ndeshje futbolli e jo më të flitet për trukim.

Të gjitha arritjet ekipi i ka bërë si pasojë e përkushtimit dhe dëshirës për të hyrë në histori dhe jo në rrugë korruptive”, kanë qenë ndër të tjera fjalët e futbollistëve të marrë në pyetje. Më tej, po të njëjtat burime treguan për “Panorama Sport” se lojtarët u ndalën edhe në analizimin e uljes së rendimentit në harkun kohor të disa ndeshjeve.

Sipas tyre, kjo vinte si pasojë e impenjimit në disa kompeticione, mungesës së një ekipi më të plotë me futbollistë dhe faktit që luanin gjithmonë të njëjtët futbollistë në të tria kompeticionet, por edhe vështirësia e kundërshtarëve që kishin përballë, si dhe kushtet e zhvillimit apo gjatë takimit.

AVOKATËT – Pasi gjithçka u mbyll me dëshmitë e futbollistëve, filloi gara e vërtetë ligjore. Avokati i Skënderbeut, i studios De Pfyfer, Cedric Mishel, mohoi për të disatën herë implikimin e klientit të tij, në këtë rast Skënderbeut në këtë çështje. Ai i quajti gjithashtu hamendësime të pabazuara në fakte të gjitha akuzat e përfshira në dosje dhe jo të mbështetur mbi rregullore dënimin e Skënderbeut.

Ndërsa UEFA vijoi të ngulmojë fort në lëvizjen e koeficientëve të sistemit BFDS, për të cilën kishte marrë këtë vendim, por Mishel theksoi se për sa kohë ka vetëm lëvizje koeficentësh dhe jo një person që ka luajtur baste apo shumë të fituara nga një person, të gjitha janë aludime dhe nuk prekin aspak figurën e ekipit apo të klubit bardhekuq.

Avokati kërkoi gjithashtu si mungesë dokumentacioni “IP” e një llogarie që ka vendosur shuma marramendëse në një ndeshje të Skënderbeut, një gjë e tillë është lehtësisht e lokalizueshme, por UEFA nuk e disponon. Kjo, edhe një herë sipas avokatit, tregon se nuk përbën provë për dënimin e ekipit. Në fund, ai kërkoi përsëri pafajësinë e plotë të ekipit, duke u mbështetur në të gjitha faktet e argumentuara në dosjen përkatëse.

SITUATA – Pas seancës maratonë, përfaqësuesit e klubit janë larguar nga zyrat e UEFA-s disi më të kënaqur se herën e fundit. Dukej qartë se seanca përfundoi më mirë nga se pritej, të paktën më herët, dhe se UEFA nga ana e saj nuk ishte më e vendosur 100% se Skënderbeu ishte fajtor plotësisht, por filloi të lëkundej disi në shqyrtimin e fakteve. Tashmë mbetet vetëm publikimi i vendimit. /panorama/

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 10:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...