×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

(Rezultatet-Renditja) Teuta barazon mes drithërimash Kamzën, merr frymë edhe Vlaznia

Diel, 29 Prill 2018 19:10

Teuta nuk ka shkuar më shumë se një barazimi 3-3 kundër Kamzës në “Niko Dovana”, duke shpërdoruar një avantazh të dyfishtë. Me këtë barazimi Teuta qëndron e parafundit në kuotën e 34 pikëve, 2 më pak se Vllaznia dhe 4 larg Kamzës që duket më afër mbijetesës. Teuta e nis në sulm dhe i afrohet golit pas dy goditjesh dënimi të ekzekutuara nga Dediç, por Avdyli tregohet i saktë në të dyja rastet. Kamza përgjigjet me Plakun, i cili ka një rast të shkëlqyer për të kaluar në avantazh miqtë, por gabon fatalisht i vetëm përballë portierit (9’). Teuta kaloi në avantazh pas 14’ minutash me anë të sulmuesit Amadu Latif, që shënoi një gol të shkëlqyer pas krosit nga e majta. Kamza i afrohet golit në minutën e 21’me anë të Mehmeit pas një goditjeje të fuqishme nga brenda zonës, por Hrkaç e devijon në këndore. Në rastin e parë të rrezikshëm në këto minuta, Teuta dyfishon shifrat me anë të Alhasan. Latifi pasi driblon bukur dy kundërshtarë kroson drejt zonës dhe aty ndodhet Alhasan, i cili me portën e boashatisur nuk e ka të vështirë ta dërgojë sferën në rrjetë (31’). Goli ngre në peshë të gjithë tribunën, që duartrokasin golin e afrikanit. Teuta i afrohet edhe golit të tretë, që do të ‘vriste’ ndeshjen, por kapitenin Çyrbja e ndal vetëm shtylla (39’). Në aksionin e radhës të rrezikshëm Sebino Plaku rihapi ndeshjen duke mposhtur portierin Moçka nga një pozicion tepër i vështirë duke ngushtuar diferencat.

Edhe të dytën Teuta e nis në sulm, Çyrbja pas një inkursioni personal kroson rrezikshëm drejt zonës, por largojnë kamzalinjtë. Kamza jep sinjalin e parë të rrezikshëm për këtë pjesë me anë të Plakut, i cili fut një top në zonë për Mehmetin, por Moçka e mbyll saktë (54’). Teuta luan më mirë në këto minuta dhe i afrohet sërish golit, por Arrabal shpëton miqtë duke larguar në këndore krosin e Gjeorgjievskit (58’). Në disavantazh Kamza sulmon me të gjitha forcat dhe pas disa tentativash miqtë barazojnë ndeshjen me anë të Cukoviç (77’). Pas një aksioni pa shumë pretendime, Fukui hedh një top në zonë dhe aty përfiton mbrojtësi Cukoviç, që kërcen më lart se rivalët duke e dërguar topin në rrjetë. Vila ka një mundësi të artë për të kaluar Teutën në avantazh, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe Frashri largon rrezikun. Kamza shokon durrsakët duke shënuar golin e fitores pak para fundit me anë të Filit, që shënoi një gol mjaft të bukur duke venitur shpresat e Teutës për objektivin mbijetesë (90’). Gjithsesi Teuta nuk dorëzohet dhe barazoi ndeshjen me anë të Latif pas një goditje këndi, afrikani dërgon sferën në rrjetë pasi më herët e gjuajti Moçka duke i dhënë Teutës një pikë me vlera.

futbolli shqiptar.png

Vllaznia- Laçi

Vllaznia ka mbyllur me fitoren 1-0 kundër Laçit. Një takim që ngjall mjaft interes për të dy ekipet, pasi skuadra shkodrane ka nevojë për pikët e mbijetesës, ndërsa ekipi laçian do pikë për të kapur Evropën. Trajneri Ernest Gjoka erdhi me disa ndryshime në formacion, pasi aktivizoi nga minuta e parë Çinarin, ndërsa uli në stol Ribajn, pa harruar dhe aktivizimin e Tafilit në vend të Orelesit. Laçi nuk ka ndryshime nga ana tjetër, pasi Mezani konfirmon sërish Shtubinën para Fangajt.  

Pjesa e parë – Takimi ka nisur mjaft mirë për Vllazninë, pasi shkodranët kanë arritur të kalojnë në avantazh mjaft shpejt, pa harruar dhe një ndihmë të madhe që i ka dhënë Sefgjini. Lika del i vetëm përpara portierit Selmani. E kalon topin mbi të, sfera përplaset në traversë dhe i kthehet sërish gjuan fluturimthi, por topi i tij ndalet me dorë nga Sefgjini, i cili pengon një gol të sigurt. Gjyqtari Kola nuk heziton duke drejtuar dorën te pika e penalltisë. Sulmuesi Sukaj merr përsipër goditjen e saj dhe në fund nuk gabon duke përshëndetur rrjetën për 1-0.

Minutat në vazhdim nuk ka ndryshuar aspak, pasi kanë folur tërësisht për Vllazninë. Çinari dhe Sukaj mund të ishin më altruist dhe të saktë në bashkëpunimin me njëri-tjetrin, por dëshira për të shënuar vetë ka bërë që të mos shënojnë golin e dytë për Vllazninë. Trajneri Ernest Gjoka është i mërzitur, pasi skuadra e tij nuk arriti që të shënonte golin e dytë. 
Pjesa e dytë – Humbja nuk i shkon përshtat Laçi që pavarësisht se me 10 lojtarë mundohet të gjejë barazimin. Shkodranët e mbajnë mjaft mirë avantazhin, por nuk arrijnë të gjejnë golin e qetësisë. Momenti më pikant i pjesës së dytë ishte ai i minutës së 66-të kur Shtubina pretendon për një penallti, por pozicioni i tij është jashtë loje. Nxehen gjakrat mes tij dhe ish-shokëve të ekipit. Përfundimisht, Vllaznia fiton me shumë vuajtje me rezultatin 1-0. Shkodranët kaluan në vendin e 8-të pas barazimit të Teutës me Kamzën. Shkodranët kalojnë 2 pikë para Teutës, ndërsa Kamza është 2 pikë para. 

Renditja

renditjka superliga.png

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 19:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...