Lumë golash në Serie A, sukses për Berishën dhe Ajetin, ndalet Gjimshiti

Diel, 29 Prill 2018 19:29

Roma dhe Juventus e mbyllën javën e 35-të të Serie A me fitore ndaj Chievos dhe Interit ndërsa sot janë luajtur takimet e tjera. Crotone e Arlind Ajetit ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Sasuolos. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua në minutën e 81-të të takimit, ndërsa vetëm 4 minuta më pas u ndëshkua me karton të verdhë. Me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe sfida mes Sampdorias me Cagliarin. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Milanit në transfertë ndaj Bolonjës dhe barazimi 3-3 i Beneventos së Ledian Memushajt dhe Berat Gjimshitit me Udinesen e Valon Behramit. Mbrojtësi kuqezi ishte titullar në këtë takim, ku përveç gjashtë golave të shënuar, nuk munguan kartonët e verdhë dhe ai i kuq për ekipin vendas. Benvento mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Danilo Cataldit, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 57-të të ndeshjes. Por pavarësisht këtij disavantazhi, vendasit ia dolën të merrnin një pikë në kuadër të kësaj jave. 

Fitore gjithashtu ka arritur edhe Atalanta e Etrit Berishës në shtëpi ndaj Genoas, falë golave të shënuar Musa Barroë (16'), Bryan Cristante (22') dhe Josip Ilicic (74'). Për miqtë të vetmin gol e shënoi Miguel Veloso në minutën e 81-të të sfidës.

Ndeshjet e luajtura sot

Java e 35-të, Serie A

Crotone 4 - 1 Sassuolo

Golat: Trotta 3',31',Simy 89'/ Berardi 45' (p)

Atalanta 3 - 1 Genoa

Golat: Barrow 16', Cristante 22', Ilicic 74'/ Veloso 81'

Benevento 3 - 3 Udinese

Golat: Viola 23', Coda 76', Sagna 90'/ Widmer 13', Lasagna 78'79'

Bologna 1 - 2 AC Milan

Golat: Sebastian De Maio 74'/ Calhanoglu 34', Bonaventura 45'

Hellas Verona 1 - 3 SPAL 2013

Golat: Valoti 13'/ Fares (autogol) 45', Felipe 72', Kurtic 90'

Sampdoria 4 - 1 Cagliari

Golat:  Praet 7', Quagliarella 26', Kownacki 45', Ramirez 87'/ Pavoletti 49'

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...