FSHF kërkon qetësi në këtë fundsezon të Superiores

Hënë, 30 Prill 2018 20:16

“Lufta” për pjesëmarrjen në kupat e Europës dhe llogaritë e skuadrave të rrezikuara për qëndrimin në Kategorinë Superiore e kanë shtuar presionin te protagonistët e futbollit shqiptar, aq sa të nxisin edhe FSHF-në të predikojë qetësi.

Me pikëpamje kryesore shpërthimin e fundit nga Partizani, dhe akuzat e “Demave të kuq” kundër arbitrave, FSHF-ja bëri thirrje për gjakftohtësi në pjesën e mbetur të sezonit.

“Federata Shqiptare e Futbollit shpreh keqardhjen e saj për gjuhën vulgare të përdorur dhe krejtësisht të pahijshme. Dështimet e sezonit të një skuadre, apo një tjetre, nuk mund t’i faturohen kurrsesi FSHF-së. Shpesh aludohet dhe prodhohet alibia se FSHF-ja dirigjon pengimin e Partizanit në arritjen e objektivave të tij. Por, këto janë thjesht paragjykime emotive në këtë pjesë të fundit të sezonit. Ky është një moment që kërkon më shumë gjakftohtësi dhe përqëndrim në realizimin e objektivave përfundimtare të të gjithë aktorëve të garës”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

Skuadra e Partizanit akuzoi arbitrat si “kamikazë”, pas barazimit të fundit me Lushnjen, madje sipas ekipit kryeqytetas, vendimet tendencioze kanë ndikuar jo pak në rezultate. Për këtë, Partizani do të ndjekë rrugën ligjore të denoncimit.

FSHF

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 20:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...