Plagosje dhe arrestime, dhuna “sundon” futbollin suedez

Hënë, 30 Prill 2018 20:25

 Dhuna dhe kaosi kanë mbizotëruar deri në orët e para të kësaj të hëne në qytetin e Stockholmit.

Kjo ngjarje ndodhi pas një ndeshjeje futbolli që tejkaloi parashikimet e përplasjeve mes tifozëve dhe ekspozoi planin e dobët të policisë suedeze, jo shumë e përgatitur në këtë rast.

Tre tifozë u dërguan me plagë serioze në spital, ndërsa shumë të tjerë u arrestuan nga forcat e rendit, pas grindjeve në zonën e qytetit të vjetër.

Rivalët e hershëm të futbollit suedez, Hammarby dhe Djurgarden u përballën mes tyre në “Tele2 Arena”, aty ku filluan përplasjet në stadium, që vazhduan edhe jashtë impiantit.

Ndërkohë dy persona u arrestuan për agresion, po kaq për ndezje të fishekzjarrëve në zona publike dhe një tjetër u ndalua për agresion ndaj policisë.

Incidente të tilla u regjistruan edhe fundjavën e kaluar në futbollin suedez, sërish në Stockholm, pas një ndeshjeje mes AIK Solnës dhe Goteborgut, që regjistroi 6 të plagosur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...