Përjashtohen nga Lojërat Mesdhetare, peshëngritësit të acaruar me drejtuesit e KOKSH

E mërkurë, 02 May 2018 18:27

Përjashtimi i sportit të peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare, nga ana e Komitetit Olimpik Shqiptar, ka sjellë edhe reagimin e peshëngritësve shqiptarë. Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

Ata i kanë kërkuar drejtuesve të Komitetit Olimpik, në një takim me ta, të kthejnë vendimin dhe t’i lejojnë të garojnë me ekipin kombëtar. Gjatë takimit, tonet kanë qenë të acaruara, deri kur në një moment shkuan edhe në kontakte fizike.

Sportistët kanë paraqitur edhe ftesën që kanë marrë nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare që të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet muajin e ardhshëm në Spanjë. Së bashku me sportistët janë bashkuar edhe trajnerët e tyre, ndërsa kanë mbështetjen edhe të Federatës së Peshëngritjes./Panoramasport

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...