Ramazani apo Real Madrid, cili është kundërshtar më i fortë për Liverpul?

E Enjte, 03 May 2018 19:37

Liverpul po kalon një sezon të shkëlqyer dhe mbi të gjitha në “Champions League”, aty ku ka arritur të sigurojë finalen pas ndeshjes së kthimit mbrëmë në ‘olimpico’ kundër Roma-s.

Finalja e Champions do të jetë ajo midis skuadrës angleze të Liverpul dhe asaj spanjolle te Real Madrid.

“Arma” kryesore për Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpul, padiskutim që ka qenë treshja e sulmit. Të 3 bashkë në “Champions”, Bobby Firmino, Momo Salah dhe Saido Mane kanë shënuar 29 gola në këtë edicion, duke thyer erdhe rekordin e BBC (Benzema, Bale, Cristiano) në vitin 2014, që shënuan 28 gola për Real Madrid.

Por jo vetëm kaq, në rastin e Liverpul golat janë të ndara në mënyrë thuajse të barabartë: 10 gola për Firmino dhe Salah, 9 për Mane. Reali duhet të bëj shumë kujdes për t’i ndalur, edhe pse kalendari duket se favorizon spanjollët.

Finalja e Champions League do të jetë në periudhën e muajit të Ramazanit, i cili sivjet fillon më 15 maj dhe mbyllet më 14 qershor. Një problem i madh për myslimanët dhe mbi të gjitha për Klopp. Ai do të përgatisë ndeshjen kundër ekipit të Zidane me vetëdijen se dy nga tre sulmuesit nuk mund të hanë ose të pinë deri në perëndimin e diellit.

Një shqetësimi madh, duke menduar se ata nuk mund të stërviten dy herë në ditë, si janë planet taktike të prag finale. Atëherë, si mund të merret maksimumi nga Salah dhe Mane?!

Salah e ka pasur gjithmonë një problem të tillë, duke kujtuar se te Çelsi bojkotoi një fazë përgatitore që përkoi me muajin e Ramazanit.

Edhe Mane e ka nënvizuar disa herë rëndësinë e fesë në jetën dhe karrierën e tij. Të shohim se çfarë do të ndodhë, tifozët e Liverpul shpresojnë që urinë ta heqin duke u ngopur me gola të shënuar në Kiev.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...