Real Madrid, nga festa në "ferr"

E Enjte, 03 May 2018 19:31

Pas kualifikimit në finalen e Champions League, Reali i Madridit do të ketë një test të vërtetë në kampionat, me "Galaktikët" që do të vizitojnë Katalonjën për t'u përballur me Barcelonën. 

Përpara këtij 90 minutëshi ndaj katalanasve, Zinedine Zidane ka marrë një lajm të hidhur prej stafit mjekësor, ku një ndër mbrojtësit pritet t’i mungojë në sfidën e së dielës.

Raphael Varane nuk ka arritur të mbyll seancën stërvitore,  pasi që ka ndier dhimbje në këmbën e djathtë. Gjithashtu edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Carvajal nuk ka arritur të riaftësohet në kohë prej dëmtimit të muskujve, të cilat i lëndoi gjatë takimit të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pjesa tjetër e ekipit punoi normalisht para "El Clasicos" që është programuar për t'u luajtur më 6 maj, në orën 20:45.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 19:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...