Reagon KOKSH: Sjellje antisportive, e padenjtë dhe e papranueshme e sportistëve

E Enjte, 03 May 2018 19:03
Stavri Bello, sekretari i KOKSH Stavri Bello, sekretari i KOKSH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH),  ka dënuar sot konfliktin midis sportistëve të peshngritjes dhe  drejtuesve të saj, e cila gjeneroi deri në konflikt fizik gjatë ditës së djeshme.

Dje sportistët e trajnerët e sportit të peshëngritjes kanë shkuar të kërkojnë të drejtën e tyre zyrat e olimpizmit shqiptar, pasi KOKSH ka marrë vendimin për të pezulluar për dy vjet sportin e peshëngritjes nga evenimentet olimpike.

 Kjo ka sjellë irritimin e shtangistëve, që kërkojnë anullimin e vendimit.

“KOKSH dënon dhunën e spotistëve dhe trajnerëve të tyre, që dje (e mërkurë) uzurpuan zyrat tona. Për ne kjo është një sjellje antisportive, e pa denjë dhe e papranueshme, në thyerje të kodit të etikës. Ne do të njoftojmë organizmat ndërkombëtarë: Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe atë Europian, Federatën Botërore dhe atë Europiane të Peshëngritjes si dhe komitetin organizator të Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Acarimi i sportistëve vjen si pasojë e mosregjistrimit të tyre në Lojërat Mesdhetare, pasi Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk ka respektuar afatet e regjistrimit. Më datën 26 mars, komiteti ekzekutiv i KOKSH mori vendimin për të pezulluar 2 vjet FSHP-në nga të gjitha aktivitete olimpike.

Ky vendim shpreh qëndrimin e KOKSH ndaj keq-qeverisjes së Federatës së Peshëngritjes, si nga mosrespektimi i afateve për pjesëmarrje në aktivitetet olimpike dhe, sidomos, i mungesës së tolerancës zero ndaj dopingut në këtë sport.”- ka thënë në një deklaratë për shtyp Stavri Bello, sekretari i KOKSH.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...