Liverpool “zhduk” Manchester Cityn, Barça “fshin” Romën

E Enjte, 05 Prill 2018 12:52

Një mbrëmje magjike ishte mbrëmja e dytë e çerekfinales se kompeticionot më të madh të futbollit në botë, me gola të shumtë por rezultat jo shumë surprizues.

liverpool

Në ndeshjen që mund të themi se ishte “derbi” anglez, ajo e zhvilluar midis Liverpool dhe Man. City-t, pavarësisht se dominimin e kishin “Citizens” të Guardiolës u duk se nuk mund ta mbanin deri në fund pasi u dorëzuan shpejt përballë ekipit të Kloppit.

Rezultati I ndeshjes u zhbllokua në minutën e 12 nga egjkiptjani Mohammed Salah, ndërsa në harkun kohor 9 dhe 10 minuta nga goli I tij, Liverpool shënoi dy herë të tjera nga Oxlade-Chamberlein dhe Mane.

Mjaftuan vetëm 30 minuta lojë që vendasit të arrini të vendosin fitore, pavarësisht se “Citizens” u përpoqën fort deri në fund të takimit ata nuk ja dolën që të merrnin as edhe barazim nga kundërshtarët.

barcelona roma

Ndërsa, në “Camp Nou” të Katalonjës, ashtu siç pritej fituese ishte Barcelona. Romanët, jo vetëm duhej të kujdeseshin për të ndaluar Messin dhe shokët e tij, pa ia dalë mbanë, por e çuan plot dy herë topin në portën e tyre të mbrojtur nga Alisson.

Në minutën e 38 De Rossi, duke u munduar për të mos ja lënë lojtarëve të Barças topin shënoi vet në portën e tij. Edhe goli i dytë ishte sërish autogol, këtë herë në minutën e 55-të nga greku Manolas, pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë dhe në mungesë të fatit.

4 minuta më pas do të ishte fati i Gerard Pique që të linte mbrojtjen e të shënonte pas asistit të Suarezit. Në momentin kur Roma u duk e dorëzuar ishte goli i Dzekos, 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, për të rindezur shpresat. Gjithsesi kjo fije shprese nuk ndryshoi gjë, pasi Suarez do të mbyllte llogaritë me golin e katërt në minutën e 87.

Takimet e kthimit do të luhen pas një jave në “Etihad Stadium” të Manchesterit dhe “Olimpico” të Romës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...