Goditje e madhe për Vllazninë para Kamzës, premio për lojtarët

Hënë, 07 May 2018 17:37

Skuadra e Vllaznisë nuk po kalon momentet e saj më të mira. Ekipi shkodran ka probleme me renditjen e klasifikimit, pasi ndodhet në vendin e parafundit dhe në rast se Superiorja mbyllet tani, atëherë ekipi shkodran do të bjerë nga Kategoria. Në fakt, skuadra shkodrane dhe trajneri Ernest Gjoka e kanë vetë fatin në dorën e tyre, pasi do të presin në shtëpi ekipin e Kamzës. Kjo do të jetë dhe finalja e mbijetesës, pasi në rast se skuadra shkodrane humb atëherë shanset që të shpëtojë janë shumë të vogla. Në të kundërt, ekipi kuqeblu kalon Kamzën me një pikë dhe del në sipërfaqe.

Problemet  - Ekipi shkodran sapo ka përfunduar seancën e sotme stërvitore përpara ndeshjes me Kamzën. Stafi teknik ka përgatitur si duhet futbollistët dhe i ka dhënë atyre ngarkesën e duhur fizike. Burime të Eduasportin.com pranë klubit shkodran bëjnë me dije se në takimin kundër Kamzës, trajneri Ernest Gjoka do të ketë një mungesë shumë të madhe. Sulmuesi Xhevahir Sukaj nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kamzës. Përgatitjet e sotme e vunë në pah këtë aspekt. “Xhevoja” nuk ja ka dalë mbanë të jetë i gatshëm për teknikun shkodran, Gjoka. Numri një i stolit do të ndjejë mungesën e Sukajt.

Premio – Nga krahu tjetër, futbollistët e Vllaznisë janë ngrohur para ndeshjes me Kamzës, pasi kanë marrë premion e fitores kundër Laçit. Deklaratat e Kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, bien poshtë, pasi skuadra shkodrane ka marrë çdo premio të fituar deri tani. Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, e ka mbajtur  fjalën e tij dhe ka mbështetur futbollistët shkodranë. Ai nuk do të “mungojë” së motivuar skuadrën as në vazhdimësi, pasi në këto momente skuadra kuqeblu ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Në takimin e së mërkurës që do të zhvillohet ditën e mërkurë, prej orës 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të ketë dhe një pjesëmarrje të lartë të tifozerisë. /EDS

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...