Ironia e tifozave të Napolit: Sezoni 2018-2019, arbitrat janë me parametra zero dhe një biznes i vërtetë

Hënë, 07 May 2018 16:13

Pak minuta para takimit që u zhvillua në “San Paolo”, tifozët e Napolit kanë gjetur një mënyrë brilante për të protestuar ndaj arbitrave dhe gjithashtu kanë dhënë një ide të qartë sesi mund ta fitojnë titullin sezonin e ardhshëm.

Ata shpalosën një pankartë gjigante, ku shfaqeshin arbitrat e Serisë A dhe shoqërohej me një mbishkrim shumë ironik.

“Sezoni 2018-2019, arbitrat janë me parametra zero dhe një biznes i vërtetë”, ishte këshilla ironike e tyre për merkaton e Napolit në këtë verë.

Përveç polemikave, nuk munguan as pankartat mbështetëse ndaj skuadrës, por edhe trajnerit Maurizio Sarri, që përflitet se do të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

 Napoli rrezikoi titullin kampion këtë sezon në “Seria A” pasi skuadra e Sarri-t barazoi 2-2 dje ne Torino-n duke e çuar në -6 diferencën me Juventusin kryesues në një kohë kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u luajtur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...