Tifozët e Arsenal zemërohen me Ozil: Po sillesh si “Zonjë e Parë”

Tuesday, 08 May 2018 11:49

Tifozët e Arsenal janë zemëruar me sjelljet e fundit të Mezut Ozil.

Një numër lojtarësh të skuadrës së njohur angleze mendojnë se Ozil sillet si një zonjë e parë, pasi ka mundësi që të zgjedhë se në cilat ndeshje do të luajë dhe në cilat jo.

Ata janë shumë të mërzitur me numrin e herëve që lojtari më i paguar i klubit e ka deklaruar veten si të paaftë për të luajtur këtë ssezon.

Ozil, 29 vjeç, nuk ka luajtur në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit në kampionatin anglez.

Tashmë ai thotë se nuk do mund të luajë as për dy ndeshjet e mbetura për shkak të dhimbjeve të shpinës.

Sipas The Sun, tërheqja e tij e fundit është e radhës në një seri sëmundjesh misterioze që kanë ndodhur rregullisht 18 muajt e fundit.

Sidomos dëmtimet e tij janë bërë më të shpesha pasi nënshkroi kontratën e re në fund të janarit me një vlerë marramendëse prej 350 mijë sterlinash në javë

Ai flet me pak lojtarë në ekip dhe nuk para shfaqet në aktivitetet promocionale.

Trajneri në largim, Arsene Wenger e ka pranuar se lojtari ka një sistem imunitar delikat.

Tifozët janë po ashtu të mërzitur. Ata thonë se e dinë se lojtari gjerman do jetë në gjendje të mirë kur të vijë Botërori i Rusisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...