Partizanin e zë gjumi pjesën e dytë, Luftëtari i merr barazimin

E mërkurë, 09 May 2018 18:30

Ndeshje e çmendur në Gjirokastër, Luftëtari dhe Partizani e mbyllën takimin në barazim 2-2. Pjesa e parë foli krejtësisht për të kuqtë që e mbyllën në shifrat 0-2, ndërsa në pjesën e dytë ishin vendasit që barazuan rezultatin duke marrë 1 pikë me mjaft vlerë. Luftëtari mbetet në vendin e 3-të pas këtij rezultati, të sigurt drejt Evropës, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e 5-të dhe redukton shanset për të arritur në kompeticionet evropiane. 
Pjesa e parë – Takimi nis menjëherë mirë për skuadrën e Partizanit që ka ndryshuar goxha në formacion. “Demat”  e treguan se duan ta fitojnë ndeshjen, ndërsa ekipi vendas nuk dhuroi asgjë në fushën e lojës. Dukshëm në presionin e rezultatit dhe sigurimit të Europa Leagues. Partizani arriti të shënonte me anë të Jasir Asanit në minutën e 25-të, mesfushori me tipare sulmues  ndërmori një aksion personal. U shmang mjaft bukur dhe shënoi me të majtën.
Sulmet e miqve nuk u ndalën dhe arritën të shënojnë golin e dytë me anë të Gojkoviçit. Krosim në zonë nga një goditje dënimi. Kroson Trashi në minutën e 30-të, Batha godet fillimisht me kokë duke e dërguar topin në shtyllën e dytë dhe aty Gojkovic gjuan me kokë duke e dërguar në rrjetë për 0-2. 
Pjesa e dytë -  Pjesa e dytë e gjen Luftëtarin në sulm. Abazaj befason miqtë me një shkëputje brenda zonës dhe një gjuajtje pjerrtas zonës duke e pushuar topin në rrjetë në minutën e 51-të. Gabim fatal i Hoxhës që pranon gol në krahun e tij. Vazhdimi i ndeshjes është shumë i ashpër me Luftëtarin që do golin e barazimit dhe Partizanin që mbrohet me forca të shumta. Trajneri Lika ndryshoi, pasi hoqi nga fusha Shkurtajn dhe futi Aurrelion. Sulmuesi nuk e priti mirë zëvendësimin. 
Vendasit vazhduan sulmet me mbështetjen e tifozerisë, ndërsa ekipi i Partizanit u dobësua dhe nuk arriti të dilte te loja e tij. Në minutën e 70-të, gjirokastrite bënë një aksion fantastik në krahun e djathtë të fushës që u konkretizua nga Rapo. Ky i fundit barazoi shifrat duke dërguar topin në rrjetë. / EDS

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33

Luftëtari – Partizani 2-2
E mërkurë, 9 maj 2018, ora 16:00, Stadiumi “Gjirokastra
Shënues: Abazaj 51’, Rapo 70’ / Asani 25’, Gojkovic 30’

Luftëtari: Athanasopulos, O.Rapa, Jakovljevic, Beqiri, Jackson, Ramadani, D.Rapo, Abazaj, Rroca (Lamçja 82’), Bregu, Shkurtaj (Aurelio 67’). Trajner: Hasan Lika
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Batha, Culum, Trashi (Sulejmani 86’), Asani (Çani 88’), Bardhi (Mala 74’), Progni. Trajner: Klevis Dalipi
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Rexha, Alfred Shkreta
Kartoni i verdhë:  Rroca 45’+1’ / Batha 5’, Asani 25’,  Kotobelli 69’, Culum 79’ 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...